Shqipëria numëron zyrtarisht 96 mijë e 440 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT). Ajo që rezulton është se numri është rritur me 14.3% vitin e fundit.
E nëse analizojmë më në detaje rezulton se thuajse 57 % e fermerëve e ushtrojnë aktivitetin ekonomik në ferma mikse dhe në kultivimin e perimeve.
Ndërkohë, 11.2% e totalit rezulton se janë fermere, ose drejtuese gra.
Por cilat janë qytetet që kanë numrin më të lartë të fermerëve?
Numrin më të lartë e mban Lushnja që zë 10,6% të totalit të fermerëve aktivë të pajisur me NIPT. Në Lushnje janë të regjistruar 10 mijë e 253 fermerë. Në vend të dytë është Divjaka me 5 mijë e 187 fermerë të regjistruar.
E sa i përket zonave me numrin më të ulët të fermerëve, në vend të fundit është Fushë-Arrëzi ku janë vetëm 44 fermerë të regjistruar.
Fermerët e regjistruar gjatë vitet të fundit janë pajisur me NIPT dhe i nënshtrohen skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të TVSH.
Fluksi i turizmit pritet t’i japë një shtysë zhvillimit të sektorit bujqësor në vend, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës konsumatore. Nga ana tjetër, po aplikohen një sërë programesh subvencionuese që kanë në fokus jo vetëm mbështetjen e fermerëve, por edhe nxitjen e investimeve të reja në sektor.
SCAN