Një 33-vjeçare shqiptare që jeton në Heraklion të Greqisë është shpallur e zhdukur.
Emmanuela ka lindur në Shqipëri, por ka një kartë identiteti greke. Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e saj ditën e djeshme, më 23 janar, pavarësisht se largimi i saj ka ndodhur më datën 17 janar. Shqiptarja sipas mediave greke, u zhduk në rrethana të çuditshme, ku ajo njoftoi prindërit se do shkonte në Pagani të kryente një vizitë tek mjekët dhe të mjekonte një plage në këmbë, që kishte nevojë për ndërrim të garzës.
33-vjeçarja është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje. Por një gjë të tillë nuk e ka dhe babai ka denoncuar të bijën e zhdukur.
Shqiptarja nuk e ka bërë kurrë më parë një gjë të tillë dhe kjo shkaktoi shqetësime të mëdha, pasi pas telefonatës së fundit që zhvilloi me familjarët e saj më 21 janar, telefoni i del i fikur.
Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Heraklion.