Ballina Aktualitet Zgjedhjet për Bundestagun/ DW: Gjermanët vendosën, fitojnë CDU dhe Friedrich Merz! AfD...

Zgjedhjet për Bundestagun/ DW: Gjermanët vendosën, fitojnë CDU dhe Friedrich Merz! AfD forcë e dytë. Scholz dhe SPD në pikiatë

Zgjedhjet federale 2025 – prognozat e para

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë 29 për qind të votave. AfD-ja 19.5 për qind, kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament.

Kurse për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW) nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind.

Ky është parashikimi i parë për zgjedhjet parlamentare 2025 pas mbylljes së qendrave të votimeve:

Gjermani2

DW