Ballina Te tjera Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson “Vetëvendosja” Kurti shpall fitoren

Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson “Vetëvendosja” Kurti shpall fitoren

Lëvizja Vetëvendosje kryeson në zgjedhjet parlamentare të së dielës, (9 shkurt) por do i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re. Sipas të dhënave, deri në orën 06:04 janë procesuar 88.04% e vendvotimeve.

Kreu i Vetëvendosjes shpalli fitoren pak pas mesnatës para simpatizantëve të mbledhur për të festuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shtuar se do të vazhdojë qeverisjen në koaliicion me “Guxo” dhe “Alternativa”.

“Procesi zgjedhor ka qenë proces demokratik. Jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë edhe ato punët të cilat i kemi nisur por edhe shumë të tjera të reja në përputhje me zotimet tona” tha Kurti

Kurti ka thënë se asnjëherë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie, derisa ndaj opozitës përdori termin “hajvan”.