Ballina Shqiperia ime Zgjedhjet e 11 majit/ Nga 3 marsi nuk lejohen më punësime në...

Zgjedhjet e 11 majit/ Nga 3 marsi nuk lejohen më punësime në administratë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka deklaruar se, duke nisur nga data 3 mars, do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi të re në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të vitit.

Që prej datës 3 mars do të ndalohet çfarë do lloj procedurë rekrutimi, që të marrin në punë punonjës të rinj, procedurat e nisura duhet të përfundojnë’, tha ajo.

Pirdeni sqaroi për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, vendimin e Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit”.

Ajo theksoi se procedurat e rekrutimit të nisura duhet të përfundojnë, ndërsa në asnjë ministri, institucion apo shoqëri aksionere ku shteti është pronar, nuk do të lejohet rregullimi i procedurave të reja për punësime, përveç rasteve emergjente në fushat e infrastrukturës kritike, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.