Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë buxhetore prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e zgjedhjeve, të planifikuara të mbahen më 11 maj 2025. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Financave, u bazua në legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe buxhetin e miratuar për vitin 2025.
Shtesa prej 2.5 miliardë lekësh është e ndarë si më poshtë:
-2.46 miliardë lekë në zërin “Shpenzime korrente” në programin buxhetor “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale.”
-40 milionë lekë në zërin “Shpenzime kapitale” në të njëjtin program buxhetor.
Efekti financiar i këtij vendimi do të mbulohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, i miratuar më herët.
Ky vendim ngarkon Ministrinë e Financave dhe KQZ-në për zbatimin e masave të nevojshme për përdorimin e këtij fondi në përputhje me detyrimet e përcaktuara.