Pothuaj 4.63 milionë shtetas shqiptarë figurojnë në gjendjen civile (ky numër merret për bazë nga KQZ-ja për shpërndarjen e mandateve parlamentare nëpër qarqe).
Nga këta 4.63 milionë, pothuaj 3.73 milionë kanë moshë për votim (pra, figurojnë në listën e zgjedhësve të KQZ-së).
Nga këta të fundit, vetëm 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (bazuar në ndërthurjen e shifrave të CENS-23 me koeficientët vjetorë të vdekjeve, emigracionit neto, dhe mbushjes së moshës 18 vjeç). Pra, rreth 1.8 milionë zgjedhës janë në emigracion.
Po si është shpërndarja e këtyre shifrave nëpër qarqe?
Bazuar në burimet e mësipërme, është ndërtuar tabela e mëposhtme, ku bie në sy se Qarku Tiranë ka përqindjen më të ulët të zgjedhësve në emigracion (36.5%), ndërsa qarqet Vlorë e Gjirokastër kanë përqindjet më të larta (63.1% dhe 60.2%). Në rang vendi, plot 48.3% e zgjedhësve janë në emigracion.
SHËNIM: Deri më sot, rreth 170 mijë zgjedhës nga emigracioni janë konfirmuar në KQZ për të votuar me postë, nga 1.8 milionë gjithsej. Ndoshta deri më 4 mars, mund të bëhen 200 mijë.