Ballina Aktualitet Zelensky: “Ju doni që unë të jem i ashpër”, refuzon kompromisin me...

Zelensky: “Ju doni që unë të jem i ashpër”, refuzon kompromisin me Putin – Trump: “Kështu nuk do të ketë marrëveshje”

Është shoqëruar me tensione takimi Trump-Zelensky që po mbahet këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë. Sipas bisedave të zbardhura nga BBC, presidenti Trump i është drejtuar me një gjuhë të ashpër presidentit ukrainas pasi ky i fundit i tha se nuk do të pranonte kompromis me Putin për marrëveshjen e paqes.Trump thotë: “Nëse nuk do të rreshtohesha me të dyja (Rusinë dhe Ukrainën), nuk do të kishit kurrë një marrëveshje”. Ai shton: “Unë nuk jam në linjë me Putinin, nuk jam në linjë me askënd. Unë jam në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Trump thotë më tej se Zelensky ka “urrejtje të jashtëzakonshme” për Putinin, ndërsa shton se: “As pala tjetër” nuk është “saktësisht e dashuruar”me të.

“Ju doni që unë të jem i ashpër, unë mund të jem më i ashpër se çdo qenie njerëzore që keni parë ndonjëherë… por ju kurrë nuk do të arrini një marrëveshje në këtë mënyrë,” është shprehur Trump.