Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një propozim për ndalimin e luftës në Ukrainë përgjatë vijës aktuale të frontit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump.
Lajmi u raportua nga “Financial Times” duke cituar njerëz që kishin dijeni për këtë çështje.
Sipas të njëjtave burime, Putin i ka thënë Steve Witkoff, të dërguarit special të Trump, në takimin e tyre në fillim të këtij muaji në Shën Petersburg se Rusia mund të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj zonave në 4 provincat që pjesërisht mbeten nën kontrollin e Kievit. Pjesa e pushtuar i mbetet Moskës.
Witkoff do të udhëtojë në Rusi për bisedime me Putinin këtë javë, njoftoi më herët sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.Shpresojmë se po ecim në drejtimin e duhur”, për çështjen e Ukrainës, tha zëdhënësja, duke vënë në dukje se Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij, si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës duke mos bërë përparim.