Ballina Shqiperia ime  Zbulohen 5 raste me “Ethet e Nilit”ne FIER

 Zbulohen 5 raste me “Ethet e Nilit”ne FIER

 5 raste me ethet e nilit jane ne fier dhe patos. Pacientet te moshave 50-60 vjec

Javen e pare te gushtit jane rregjistruar 5 paciente me simptomat e etheve te Nilit perendimor ne spitalin e Fierit. Ata jane derguar ne qsut ku po marrin mjekim. Tre prej tyre jane konfirmuar te prekur nga semundja ndersa per dy pacientet e tjere po priten analizat.

Shefja e sherbimit epidemiologjik ne Fier Anila Mocka sqaroi se gjendja e pacienteve eshte e qendrueshme

Dezinsektim intensiv po kryhet jo vetem ne vatrat ku u shfaq infeskioni por ne te gjitha territoret qe sherbejne si habitate për mushkonjat. Me këtë rast specialistët e shëndetit publik i bëjnë thirrje bashkisë së fierit të pastrojë kanalet vaditës pasi prezenca e mbetjeve urbane ne këto ujëra i bën ato vatra potenciale të vektorëve, mes të cilëve më të rrezikshmit janë ata të infektuar me ethet e nilit

Masat parandaluese janë të rëndësishme sipas Moçkës. Uji i ndenjur që shërben për shumimin e mushkonjave duhet të eliminohet nga cdo shtëpi apo mjedis tjetër i hapur