Ballina Aktualitet  Washington:Trump e Macron konferencë para mediave

 Washington:Trump e Macron konferencë para mediave

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti francez Emmanuel Macron po mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi të hënën pas takimit të tyre dypalësh më herët këtë pasdite në Zyrën Ovale. Të dy liderët morën pjesë gjithashtu në një telefonatë me krerët e samitit të G7.

Vizita e Macron në Shtëpinë e Bardhë  vjen në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, me 24 shkurt 2022. Udhëheqësit evropianë po nxitojnë të përpiqen të rimarrin një rol qendror për veten e tyre dhe për Ukrainën pasi u ndërprenë nga bisedimet SHBA-Rusi për përfundimin e luftës.