Një 41 vjeçar në Itali është arrestuar për vrasjen e një 61 vjeçari me origjinë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Bibbiano të Reggio Emilias.
Shqiptari dyshohet se ka shkuar në banesën e autorit të dyshuar për të gjetur mbesën e tij, por për arsye ende të paqarta, ai është goditur disa herë me thikë kuzhine.41-vjeçari u arrestua pasi u intervistua nga prokurori i çështjes. Policia sekuestroi edhe një thikë kuzhine, me të cilën autori dyshohet se ka kryer krimin.