“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Fierit për Xhuliano Mihaj , autorin e vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Xhimi Bakaj të premten në mbrëmje në lagjen “11 janari “në Fier.
39 -vjeçari Mihaj ka pasur për avokat Niko Begaj. I pyetur në seancë ai ka pohuar para akuzës dhe gjyqtarit se ai nuk ka pasur thikë me vete.
Atë ia ka marrë viktimës, 23- vjeçarit Xhimi Bakaj teksa janë përleshur me njëri – tjetrin.
“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.
Trupi gjykues që kryesohej nga Vladimir Cjapi pasi ka dëgjuar akuzën por edhe mbrojtjen ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg “për 39 vjeçarin Xhuljano Mihajz