Vrasja e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik.Pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij, Martini u godit disa herë me thikë, plagë të rënda që i morën jetën vetëm pak çaste pasi mbërriti në spital.
Ndër reagimet e shumta, ishte dhe ai i shkollës, ku i mituri kishte kryer nisur hapat e tij të parë të mësimit, e ku do duhej ta mbyllte këtë cilkët arsimor për të vijuar më tej e për të ndjekur ëndrat që iu këputën në mes.
Shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! U tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll!”, shkruhet në këtë reagim.