Ballina Shqiperia ime Vrasja e xhaxha e nip në Roskovec/ Viktimat po pinin kafe në...

Vrasja e xhaxha e nip në Roskovec/ Viktimat po pinin kafe në lokalin e tyre

Vrasja e dy personave me breshëri plumbash automatiku ka tronditur Roskovecin pasditen e kësaj të marte.

Mesohet se shkak për krimin e dyfishtë mësohet të ketë qenë një zënkë mes fëmijëve të autorit dhe viktimave mbrëmjen e kaluar. Dëshimtarët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur gjithashtu se mes familjeve kishte konflikte.

Sot, autori i vrasjeve, Altin Kuka, 49 vjeç ka dalë nga shtëpia me armën e zjarrit kallashnikov dhe ka mbërritur në lokalin ku ndodheshin viktimat.Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip ndodheshin në lokalin pronë e tyre në qendër të fshatit Kurjan të Roskovecit, kur janë ekzekutuar nga Kuka.