Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, në lidhje me një ngjarje të rëndë, ku u qëllua me armë zjarri drejt 4 personave.
Sipas Tgcom, një 27 vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje por ende nuk dihet motivi, por po hetohet pista e një përplasje për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.
Edhe pse fillimisht u mendua se autorët e krimit ishin maroken, autoritetet italiane pas provave të mbledhura në vendngjarje arritën të zbardhnin të gjithë dinamikën si dhe të shpallnin në kërkim dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar me të arrestuarin.
Sipas policisë, dy prej autorëve patën fillimisht një debat me viktimën dhe tre të plagosurit. Prokuroria e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.
Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim. Më pas një tjetër doli nga makina dhe hapi zjarr në drejtim të tyre. Nga të shtënat humbi jetën në vend 27-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Ndërsa morën plagë të shumta në kokë, qafë e gjoks tre shqiptarët e tjerë të cilët ndodhen në spital, një prej tyre në gjendje të rëndë për jetën. Pas të shtënave, autorët u larguan më këmbë nga vendi i ngjarjes. Përplasja mes dy grupeve nisi në një lokal tejet të frekuentuar nga të rinjtë.