Edhe pse i është dhënë masa e sigurisë që të premten, i mituri i dyshuar si autor i ngjarjes është ende në spitalin privat. Burimet bëjnë me dije se nesër në mëngjes do të mblidhet një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë dhe policia e burgjeve të cilët do të vendosin si do të vijohet më tej.
Komisioni i Drejtorisë së Burgjeve do të mblidhet për të vendosur transferimin në spitalin e burgut ose ne burgun e të miturve në Kavajë, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.
I mituri akuzohet se vrau Martin Canin, 14 vjeçe shok në klasën paralele të shkollës “Fan Noli” në Tiranë më 18 nëntor. pak metra larg shkollës. Në sherr mbeti i plagosur dhe shoku i Martinit, 15 vjeç i cili ndodhet në spital ndërsa një djalë i katërt është i përfshirë në sherr.