Ballina Shqiperia ime Vrasja e Martin Canit, zbulohet çfarë filmoi kamera e sigurisë.

Vrasja e Martin Canit, zbulohet çfarë filmoi kamera e sigurisë.

Detaje të reja kane dale nga dosja hetimore për zbardhjen e vrasjes së Martin Canit, 14 vjeç.Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është kapur fillimisht momenti kur personat e përfshirë përshkojnë një rrugicë në afërsi të shkollës, aty ku dyshohet se ka ndodh konflikti, moment ky që nuk është kapur në pamje filmike.

Më pas, është fiksuar momenti kur autori i dyshuar, viktima, shoku i tij që mbeti po ashtu i plagosur dhe pesë persona të tjerë që vrapojnë në drejtim të kundërt të rrugicës që përshkuan më parë.

Sipas pamjeve, rezulton se përveç tre personave në fjalë, kanë vrapuar edhe të miturit me inicialet: K.B., M.S., A.M., K.T., dhe një person tjetër i paidentifikuar ende.

Ky moment i dytë rezulton të jetë pas ngjarjes, pasi i mituri shihet i plagosur