Ballina Aktualitet Vrasja e Egli Progës, Rama: PS nuk mbron ministrat e saj, e...

Vrasja e Egli Progës, Rama: PS nuk mbron ministrat e saj, e jo më dajën…

Nga Asambleja socialiste kryeministri Edi Rama deklaroi se: “U prodhua një film i kronikës së zezë. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve mediatike.

U tha me të madhë se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar. Gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se në Pogradec ligjin e bënkan bandat kriminale. U vu kuja se policia kishte tentuar të fshihtë krimin.

Shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit është ë dokumentuar. Arritja e ambulancës është e dokumentuar. U përhap fjala se autori kishte mbrojtje politike. 


PS nukmbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia. Po rai dajë i autorit prej kohësh nuk ka asnjë angazhim më Partinë Socialiste.

Por i ndjeri ishte punonjës i OSSHE-së. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë në rastin më të mirë, e ndryshoi nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. 

U bë politikë një vdekje tragjike. Ndërkohë çështja ishtë dorëzuar nga policia pushtetit gjyqësor”