Ballina Shqiperia ime Vrasja e dyfishtë ne Roskovec për sherrin mes fëmijëve-Autori nga Fieri zbrazi...

Vrasja e dyfishtë ne Roskovec për sherrin mes fëmijëve-Autori nga Fieri zbrazi armën ndaj xhaxhait dhe nipit gjatë debatit

Një konflikt i momentit mes autorit Altin Kuka dhe dy viktimave, xhaxhait dhe nipit Lavdosh dhe Gramos Kurtaj është bërë shkak për tragjedinë në Roskovec.

Ata janë qëlluar për vdekje me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, duke degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka.

Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave

Në reagimin e parë për mediat, Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.