Mediat greke kanë ndërtuar në 3D skenën e vrasjes së Roan Brahimit dy ditë më parë në Athinë. Atentatorët i kishin rezervuar viktimës një vend parkimi me motorin e tyre pranë shtëpisë së tij.
Në momentin që ai po kthehej në banesë, ata janë larguar nga vendi i rezervuar i parkimit me motorin e tyre. Më pas janë rikthyer teksa 32-vjeçari kishte parkuar dhe ishte ende në makinë.
Sipas videos 3D, janë dy persona, njëri zbret nga motori dhe qëllon me breshëri ndaj Brahimit duke e lënë të vdekur. Atentatorët u larguan menjëherë nga vendngjarja me motorin e tyre.
Brahimi njihet si rival i Ervis Martinaj dhe dyshohet se ka gisht në vrasjen e Brilant Martinaj në korrik të vitit 2022.
Gjithashtu sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë