Policia ka ngritur një postobllok në hyrje të Vlorës, pasi dyshohet se autorët e vrasjes së 41-vjeçarit në Fier, mund të kenë ikur në këtë qytet.
sipas burimeve të policisë, autorët kanë qenë me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ngjyrë blu. Ndërkohë që efektivët kanë disa emra të dyshuar dhe çdo person që po hyn në qytetin e Vlorës po i kontrollohet identiteti.