Ballina Shqiperia ime Vrasja e 30-vjeçarit pranë Vlorës, zbulohet një ‘Golf’ i djegur, dyshohet se...

Vrasja e 30-vjeçarit pranë Vlorës, zbulohet një ‘Golf’ i djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

Në vijim të hetimeve për vrasjen e shtetasit Kristian Marku, e ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, grupi hetimor ka zbuluar mjetin që dyshohet se kanë përdorur autorët.

Sipas informacionit të fundit, është gjetur një automjet tip “Volkswagen Golf” i djegur, pranë vendit të quajtur “Kripa”,nga i cili besohet se kanë hapur zjarr atentatorët.

Nga verifikimet paraprake, është zbuluar se targat e automjetit janë raportuar të vjedhura më herët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të çojë në identifikimin e autorëve të këtij atentati të rëndë.