Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar Shkodër, ku u vra me thikë një 15-vjeçar.
Autori i krimit, po ashtu i mitur dhe bashkëmoshatar me viktimën A.GJ., ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit mes dy të miturve.
Autori ka deklaruar se është i plagosur në sup nga viktima në përleshje e sipër.
Ai pretendon se e ka goditur me thikën e viktimës, por kjo dëshmi është marrë me rezerva nga policia. “U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.Ndërkohë policia ka gjetur një thikë në vendngjarje. Autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe jetonin në një lagje. Kur ka ndodhur ngjarja i pranishëm ka qenë edhe një fëmijë.