Duke marrë shkas nga rasti i 23 vjecarit i cili vrau punonjësin e policisë në Fier, dhe faktin që deputeti demokrat Luan Baçi e mbrojti autorin duke dekalruar publikisht se kishte qenë cun I mirë kur ishte I aktivizuar në Partinë Demokratike, nënkryetarja e parlamentit Ermonela Felaj deklaroi se kjo forcë politike rekrutoi kontigjentë kriminalë në zgjedhjet e vitit 2021.
“U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit.”
Felaj kujtoi edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në zgjedhjet e 2021-shit ngjarje për të cilën tha se ka mbetur ende pa u hetuar pasi me të u mor prokuroria jokompetente. Ajo i kërkoi policisë kriminale dhe SPAK që t’i rikthehen hetimeve për krijimin e këtyre strukturave.
Ftoj policinë kriminale, thirrja ime është publike, s’ka nevojë të bëj kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave, t’u rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë pas vetes kontigjentë kriminalë për të mbledhur votën, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do doja të kishte vëmendje dhe SPAK, sepse kjo nuk është lëndë për prokurorinë e Elbasanit, por për BKH dhe SPAK, dhe policinë kriminale. T’i rikthehen analizimit të profileve në rrjete sociale të këtyre personave sepse janë grupe mirëfilli kriminale, struktura kriminale. Falenderoj median dhe e nxis të gërmojë më shumë të dhëna”.