Vetëm 8 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare. Pasi mes kaosit dhe tymit u votuan ndryshimet në rregullore, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës, e cila nisi me vonesë.
Ndërkohë, deputetet e opozites kane vijuar me protestën ne salle, me tymuese dhe thirrjet: Turp turp.
Rikujtojmë se javën e kaluar socialistët depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit.
Teksa më herët 10 ditë ishte afati maksimal i përjashtimit, me miratimin e ndryshimeve në rregullore, deputetët që nuk do kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga jeta parlamentare.