Ballina Aktualitet Vota e Diasporës, OSBE/ODHIR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve

Vota e Diasporës, OSBE/ODHIR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve

Nga qendra ku po mblidhen votat e Diasporës, shefi i ODIHR Lamberto Zannier tha se procesi është i rregullt. Ambasadori, vlerësoi pozitivisht organizimin e qendrës, qartësinë procedurale dhe profesionalizmin e treguar nga stafi i KQZ-së në administrimin e këtij procesi historik.

“Procesi i votimit nga jashtë është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i mirëorganizuar sepse ka një numër të lartë votuesish. Doja të shihja vet procesin si është organizuar dhe jam i impresionuar. Do të garantohet që të gjithë votuesit të votojnë dhe të dhënat personale të tyre të mbrohen” – tha Ambasadori Lamberto Zannier.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, iu bëri thirrje subjekteve që të shmangin deklaratat politike që mund të cënojnë integritetin e procesit të votes së Diasporës.

Ajo çfarë mund të konfirmoj, ka zero shans që dikush, përfshirë edhe KQZ, të ketë dijeni për përmbajtjen e fletët të votimit që vjen. Do të ishte mirë që politikanët të evitonin deklarata që lidhen me rezultatin e votimit. Mund të kontribuojnë negativisht, dhe integritetin e procesit askush nuk di, përfshirë edhe KQZ, përmbajtjen e fletëve të votimit. Kemi garantuar një sistem për të siguruar integritetin e votës.” – theksoi Celibashi.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR u njohën me fazat e fundit të dërgimit të votave përmes shërbimit ndërkombëtar DHL, që garanton gjurmueshmëri dhe dorëzim të sigurt të çdo zarfi me votë të vlefshme pranë KQZ-së.

Në Parkun Olimpik aty ku zarfet janë ndarë sipas qarqeve, deri tani kanw mbwritur 753 votat e para nga Diaspora, që do të qëndrojnë të pahapura deri në mbrëmjen e 11 majit. Numërimi i tyre do të nisë paralelisht më qarqet përkatëse. Përmes një pajisjeje elektronike bëhet skanimi dhe identifikimi i zarfit, duke përcaktuar nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit. Zarfi i parë që është futur në kutinë e votimit, pasi është skanuar, i përket qarkut të Beratit, ndërsa votuesi që e ka plotësuar jeton në Gjermani.