Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë.
Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.
Këtë të mërkurë pritet që të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00 Bruno Cobo Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.
Kjo është hera e parë që në Shqipëri esktradohet një person i shumë kërkuar nga Dubai. Ndërkohë pritet që në vijim të esktradohen edhe personazhe të tjera të botës së krimit. Ekstradimet nga ky vend jane paralajmeruar edhe më herët nga ministri Balla për t’i dhënë fund arratisjes së personave që kërkohen për krime të rënda dhe fshiheshin në Dubai.
Kujtojmë se SPAK DERGOI për gjykim 17 persona të cilët akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë e i investuan në kriptovalutë. Sipas SPAK grupi kriminal menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin për investim në bursë. Vetëm një italiani i vodhën 700 mijë euro.