Ballina Shqiperia ime Vidhte nëpër varre materiale relike, kapet mat 46-vjeçari. Arrestohet i riu

Vidhte nëpër varre materiale relike, kapet mat 46-vjeçari. Arrestohet i riu

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Gramsh, ku një 46-vjeçar është kapur mat duke vjedhur në varreza. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S.S., banues në Cërrik. 

“Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin S. S., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap në flagrancë brenda rrethimit të varrezave, me një çantë me disa materiale relike që dyshohet se kanë qenë të vendosura nëpër varre.”, sqaron policia. Sakaq, policia njofton se një 36-vjeçar ka rënë në pranga shtetasi me inicialet E.S., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.”, bën me dije policia.