Një efektive policie dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, në zonën “Ali Demi’. Efektivja A.L prej më shumë se 1 viti punonte si efektive e patrullës në Komisariatin nr.5, që mbulon zonën e Kamzës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.