Një 27-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi ka pasur plagë me armë zjarri.
Në një njoftim paraprak mbi ngjarjen, Policia e Tropojës bëri të ditur se i riu, A.A, banues në Margegaj, është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri
Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në Margegaj.
Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.