Teksa te rinjte shqiptare emigrojne jashte vendit ,dy te rinjë, nje shqiptar dhe nje gjerman ,e kane kthyer vemendjen ne Shqiperi ,duke investuar ne kompani inxhinierike ne instalimin e sistemeve fotovoltaike.
Bruno Papaj ,i riu fierak dhe shoku i tij gjerman, Philipp Koronowski se bashku themeluan kompanine( “Vega Solar” )ne instalimin e sistemeve fotovoltaike ,dhe qe prej 5 vjetesh kjo kompani eshte lider i teknologjise ne vendin tone
I riu fierak Bruno Papaj bashkthemelues i kesaj kompanie ka treguar se si nisi idea për themelimin e kësaj kompanie dhe rrugetimin drejt suksesit-
“Ideja për krijimin e kompanise ka lindur gjatë studimeve të mia në Gjermani për inxhinieri elektrike ku u njoha edhe me mikun tim Philipp .Ne perfundim te studimeve vendosem qe te themelonim nje kompani projektuese e zbatuese ne sistemet fotovoltaike dhe t’i sillnim edhe në Shqipëri ,dhe ja dolem.Fillimi ka qene i veshtire pasi e kemi nisur nga shtepia e mikut tim Philipp ,me projekte te vogla ,ne projektimin e paneleve te vogla familjare me pas dhe derisa arritem ne projekte te medha ne parqe fotovoltaike.Sot kemi arritur te zbatojme mbi 200 projekte famijare , biznese dhe parqe fotovoltaike .Kompania ka punësuar më shumë se 120 profesionistë të kualifikuar dhe ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore nga firma të njohura gjermane, austriake dhe zvicerane, të cilat prej vitesh kanë qenë përpara kompanive të tjera, duke fituar çmimin e parë për cilësi.Ambicja jone synon zgjerimin e kompanise jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte kufijve si nje kompani shqiptare “
Per Philipp Koronowski bashkthemeluesin me origjine Gjermane te kompanise
ngritja e kesaj konpanie ne Shwiperi ,erdhi jo vetem pse miku i tij Bruno ,ishte shqiptar por edhe pse ishin kushtet e favorshme per sistemet fotovoltaike pasi pergjate nje viti ka nje rrezatim per 360 dite .
Philipp sjelle ne kujtese fillimet dhe veshtiresite ndersa drejton dhe nje apel te rinjeve shwiptar qe emigrojne per tu kthyer dhe kapitalin e fituar ne perendim ta kthejne ne investim ne Shqiperi
Te dy bashkthemeluesit e kompanise prekin sot zbatimin e investimeve. Ne parkun fotovoltaik ne Darzeze,(Povelçes) Bruno dhe Philipp kane treguar se nga ky investim madhor perftohet nje energji e paster prej 8000 Mega W/h energji ne vit qe i sherben bizneseve dhe konsumatoreve.Ky projekt ka mundesuar jo vetem prodhimin por edhe punesimin e krahut te punes vendase.