Valter Bami është liruar nga qelia. Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra.
Bami u arrestua për armë mbajtje pa leje, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës caktoi ndaj tij ditën e sotme masën e arrestit shtëpiak.Me argumentin se prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit, Gjykata zëvëndësoi masën e sigurisë nga ajo e arrestit në burg me arrest shtëpie.