Ballina Bota Vajza e Elon Musk ‘shkatërron’ babain: Kur isha 6 vjeçe e quajte…

Vajza e Elon Musk ‘shkatërron’ babain: Kur isha 6 vjeçe e quajte…

Vajza e Elon Musk ka nisur një sulm kundër babait të saj me postime të njëpasnjëshme në platformën “Threads”. Vivian Wilson po përpiqet të zbërthejë imazhin që manjati i teknologjisë projekton për veten dhe jetën e tij.

20-vjeçarja e përshkroi babain e saj 53-vjeçar si një tradhtar bashkëshortor, gënjeshtar dhe hipokrit.

Duke iu referuar skandaleve të karakterit personal dhe profesional nga e kaluara e pronarit të X, ajo e cilëson si “të çuditshme” zgjedhjen e tij për t’u shfaqur si familjar i krishterë dhe mbrojtës i vlerave perëndimore, pasi realiteti sipas saj, është krejtësisht ndryshe.

Vivian dhe Musk janë përfshirë në një luftë fjalësh në mediat sociale pas një interviste me CEO të Tesla në të cilën ai pretendoi se ishte mashtruar për të lejuar Wilson të merrte ilaçe për transgjinorët.

VIDEO/ “Ti nuk je familjar, ti je një...”- Vajza e Elon Musk

Miliarderi afrikano-jugor ka lindur 12 fëmijë në 22 vitet e fundit dhe ka shprehur publikisht besimin e tij se popullsia e botës duhet të rritet për të ardhmen e specieve tona.

Musk ka lindur fëmijë me tre gra të ndryshme, autoren kanadeze Justine Wilson, nëna e Vivian, muzikanti Grimes dhe punonjësja e tij, Siobhan Gillis. Fëmija i tij më i vogël me Zillis lindi në 2024.

Ti nuk je familjar, ti je një kurorëshkelës. Ti nuk je i krishterë, me sa di unë nuk ke shkelur kurrë në kishë. Ti nuk je kampion i barazisë dhe përparimit. Kur isha 6 vjeç e quajte arabishten “gjuhën e armikut”, ke pasur një sërë padish për diskriminim dhe ke ardhur nga Aparteidi Afrika e Jugut. Ti nuk e “shpëtoni planetin”, nuk i kushton vëmendje ndryshimeve klimatike dhe gënjen për qytetërimin shumëplanetar, si justifikim dhe sepse dëshiron të dukesh si CEO i Ready Player One”, është shprehur vajza e Elon Musk.