Ballina Shqiperia ime Uji i ndotur i ujesjellesit ne Levan, protestojne banoret

Uji i ndotur i ujesjellesit ne Levan, protestojne banoret

200 famije të fshatit Martinë pjesë e njësisë administrative Levan në Fier , prej dy muajsh furnizohen me ujë të ndotur në rubinetat e cesmave të tyre.

Ata pohojnë se shkak për këtë situatë është bërë carja e tubacionit ekzistues në disa vende si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat janë duke punuar për pastrimin e kanaleve vaditës në zonë , një kërkesë e vazhdueshme e vetë banorëve.

Banorët pohojnë se si shkak i dëmtimeve në tubacion , uji jo vetëm që vjen me orar, por edhe gjithë llumë duke u dëmtuar edhe pajisjet elektroshtëpiake. Përballë kësaj situate mbushim ujë në autobote thonë të indinjuar njëzëri , duke e paguar dy herë, edhe faturat edhe duke e blerë , duke na rënduar së tepêrmi buxhetin familjar.

Ndërkohë përfaqësuesi i ujësjellësit , Astrit Bahaj, i cili është njëherazi edhe pompist i depos së ujit të fshatit Martinë, ka pohuar se deri tani difektet janë riparuar tre herë, por pa rezultat, ndërsa ka theksuar se si zgjidhje përfundimtare e kësa j situate është parë vendosja e një magjistrali të ri kryesor.

Banorët pohojnë se rrjeti ujësjellës i fshatit Martinë është ndërtuar 30 vite më parë nga një firmë hollandeze , dhe tashmë është amortizuar ndaj investimet për përmirësimin e tij janë emergjencë.