Fredi Beleri ka reaguar për hërë të parë pas sigurimit të një vendi në parlamentin europian, si eurodeputet i forcës politike të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Përmes një mesazhi nga burgu, Beleri e cilëson zgjedhjen e tij eurodeputet si një fitore të dritës mbi errësirën.
Beleri deklaron se lufta u fitua falë krenarisë dhe patriotizmit të grekëve. Në mesazhin drejtuar mbështetëve, Beleri nënvizon se zëri i minoritetit tani do të jetë dhe më i fortë.
Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës. Dhe se forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Siç kishim ne që dhamë këtë luftë. Një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve.
Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së Grekëve