Detaje të reja kane dale në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau të atin, Pëllumb Meta.
Kishte 10 ditë që familjarë e kishin denoncuar në Polici humbjen e kryefamiljarët. Fillimisht iu gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit. Janë marrë në pyetje shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.
Ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.
Krimi është marrë përsipër nga 19-vjeçarja, e cila ishte studente në vitin e parë për Ekonomi Biznes.
“Unë e vrava babanë sepse donte të më martonte me dikë që nuk e doja, me një djalë nga fshati që ishte emigrant. Unë doja të vijoja shkollën”, ka dëshmuar 19-vjeçarja para grupit hetimor.
Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor. Kjo pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja.
Në familjen Meta ka pasur konflikte të vazhdueshme për fejesës e 19-vjeçares.
Familja ka vijuar aktivitetin normal, dhe vajza ka vijuar jetën me një qetësi maksimale pa dhënë përshtypjen se në familjen e tyre kishte ndodhur një krim.