Policia italiane ka arrestuar dy persona në Milano. Ata u kapwn me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës. Sipas raportimeve mësohet se dy shqiptarët të të moshave 36 dhe 46 vjeç u kapën me 5.2 kilogramë heroinë në garazhin e tyre.
Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurosh. Gjithashtu prej disa kohësh efektivët e policisë kishin vënë nën kontroll dyshen kriminale, të cilët njiheshin për posedim droge në shtëpi