Ballina Shqiperia ime U bllokua në banesë në katin e 6-të, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën...

U bllokua në banesë në katin e 6-të, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën në Fier

Një e moshuar ka mbetur e bllokuar në katin e 6-të të një pallati 11- katësh në lagjen “Kastriot” në Fier.

Sipas burimeve paraprake, e moshuara me probleme shëndetësore nuk po mund të hapte derën ndërsa familjarët të alarmuar kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.Ata kanë bërë të mundur hapjen e derës teksa kanë hyrë nga ballkoni.