Mediat turke kanë ngritur alarmin se Greqia po armatoset për ti bërë presion Turqisë, pasi ka blerë avionëve luftarakë Rafale dhe F-35, si dhe armë të reja.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Greqia ka 24 avionë luftarakë Rafale nga Franca, dhe kaa shprehur interesim për të blerë të paktën 20 avionë luftarakë F-35 nga SHBA, si dhe po vazhdon me përmirësimin e F-16-ve. Në të njëjtën kohë, marrja e fregatave të reja tashmë ka filluar .
Në të njëjtën kohë, Turqia po avancon forcat e saj ajrore, me plane për të blerë 40 F-16 Blok 70 të reja nga SHBA dhe për të përmirësuar flotën ekzistuese F-16. Gjithashtu, po mendohet edhe furnizimi me 40 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon nga vendet evropiane, me qëllim forcimin e fuqisë ajrore të Turqisë.
Sipas mediave turke, ekziston një mendim se pajisjet ushtarake të Greqisë nuk janë vetëm të karakterit mbrojtës . Ata argumentojnë se këto lëvizje synojnë të krijojnë “presion” ndaj Turqisë, veçanërisht në Egje dhe Mesdheun Lindor.
Këto analiza theksojnë se Greqia kërkon të forcojë praninë e saj ushtarake për të rritur fuqinë e saj negociuese për çështje gjeopolitike , si përcaktimi i zonave detare dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike. Madje, disa analistë pohojnë se kjo strategji i shërben edhe marrëdhënieve të saj aleancë me vende si Franca dhe Shtetet e Bashkuara, duke forcuar rolin e saj si një partner i qëndrueshëm në rajon.
Në të njëjtën kohë, nuk mungojnë zërat që argumentojnë se Greqia përmes këtyre armatimeve kërkon të mbajë Turqinë në një gjendje gatishmërie të vazhdueshme , gjë që ndikon në vendimet strategjike turke. Kjo, sipas mediave turke, është një mënyrë indirekte presioni që synon kufizimin e lëvizjeve të Turqisë në rajon.