Trump reagon në Instagram: Zelensky një “diktator”, bën mirë të lëvizë shpejt, SHBA po negocion me sukses për fundin e luftës
Presidenti amerikan tha se homologu i tij ukrainas kishte bërë një “punë të tmerrshme” dhe se “më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend”, referuar postit të tij si president.
“Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa qenë nevoja”, ka shkruar Trump.
Ai tha se Zelensky, të cilin ai e quajti një “komedian modest i suksesshëm”, e kishte nxitur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë për të “shkuar në një luftë që nuk mund të fitohej”.