Ballina Aktualitet Trump firmos urdhrin ekzekutiv kundër studios ligjore të George Soros: Ndërhyri në...

Trump firmos urdhrin ekzekutiv kundër studios ligjore të George Soros: Ndërhyri në zgjedhje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka firmosur një ditë më parë, 6 mars 2025, disa urdhra ekzekutivë të tjerë. Mësohet se në mesin e urdhrave të firmosur nga shefi i Shtëpisë së Bardhë është edhe një urdhër që shënjestron firmën ligjore Perkins Coie, e cila njihet si firma ligjore e manjatit George Soros.

Në urdhrin e tij ekzekutiv, Trump thotë se firma, e cila ka punuar edhe për Hillary Clinton, “ka ndërhyrë në zgjedhjet e lira dhe të ndershme në SHBA”

Trump po ashtu e akuzon firmën ligjore për diskriminim, duke thënë se “përdorte kuota racore dhe të tjera në praktikat e saj të punësimit”.

“Perkins Coie ka punuar me donatorë aktivistë, përfshirë George Soros, për të përmbysur me gjyq ligjet zgjedhore, të nevojshme dhe të miratuara në mënyrë demokratike, përfshirë ato që kërkojnë identifikimin e votuesve. Në një rast të tillë, një gjykatë u detyrua të sanksionojë avokatët e Perkins Coie për një mungesë joetike sinqeriteti përpara gjykatës,” thuhet në vendimin e Trump.