Ballina Bota Trump: Do ia ndryshoj emrin Gjirit të Meksikës, do quhet Gjiri i...

Trump: Do ia ndryshoj emrin Gjirit të Meksikës, do quhet Gjiri i Amerikës

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump u zotua të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” dhe përsëriti premtimin e tij për të vendosur tarifa të konsiderueshme ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

“Ajo mbulon shumë territor,” tha ai për Gjirin. “”Gjiri i Amerikës.” Sa emër i bukur.”

Premtimi i tij për të riemërtuar Gjirin i bëri jehonë zotimit të tij të mëparshëm për të kthyer emrin e Denalit, majës më të lartë malore në Amerikën e Veriut, në malin McKinley.

Ish-presidenti Barack Obama ndryshoi emrin e malit të Alaskës në nderim të amerikanëve vendas.