Janë zbuluar emrat e 6 personave të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë në grupin e shqiptarit Olti Dulçe, që kishin si synim futjen dhe më pas tregtimin e drogës brenda burgut të Trikallas. Ajo që bie në sy është fakti që Dulce kishte arritur të bënte bashkëpunëtor një të dënuar tjetër grek, i cili shfrytëzonte familjarë të tij për të sjellë drogën të fshehur në canta e më pas i’a jepte Dulçes.
Në grup 5 persona janë grekë, ndërsa bie në sy edhe përfshirja e një vajze shqiptare. Ata janë i burgosuri Ipokratis Kouluris, 44 vjec, Olga Koulouri, 64 vjec, Eli Koulouri, 41 vjec, Nikolaos Ntats, 50 vjec, Odhiseas Mpakosglou, 29 vjec dhe shqiptarja Doriana Aliu, 33 vjece.
41 vjeçari nga Berati, Olti Dulçe, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje, përfshirë vrasje, është sërish në telashe me drejtësinë greke. Një operacion i policisë greke i zhvilluar gjatë fundjavës, zbuloi një grup që fuste dhe tregtonte drogë brenda burgut të Trikallas dhe çoi në pranga 7 persona, mes tyre dy të dënuar.
Gjithçka realizohej nën urdhrat e 41 vjeçarit Olti Dulçe. Ky i fundit kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut ia dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas duke ia dorëzuar një të burgosuri gjatë takimeve me të.
Ky i fundit më pas ia dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut. Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregëtia e drogës. Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 canta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës, 1 celular dhe 1 fish karikuesi.