Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë pas sulmit tragjik me 2 viktima dhe me dhjetëra të plagosur në një treg krishtlindjesh në Magdeburg.
Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm“-shkruan Rama.
Autori me origjinë nga Arabia Saudite siç raporton Bild, ishte mjek.
Ai u fut mes turmës me një mjet tip “BMW” dhe eci rreth 400 metra duke lënë të paktën 2 të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur.