Dalin sot para GJKKO shefat e policisë që sipas SPAK kanë ndihmuar grupet kriminale në Sarande, Gjirokastër dhe Tepelenë për të kultivuar dhe trafikuar kanabis.Seanca do te zhvillohet ne oren 11 ku do te verifikohen kushtet per masen e sigurise arrest ne burg per :
Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje
Shkelzen Ruska, shef krimesh ne Himare
Erdit Hazizaj, ish pjese e forcave operacionale, kandidat i PD per bashkine Roskovec ne zgjedhjet e vitit 2023
Ne kerkim: Elvis Dervishi, shef i kufirit Sarande
Ne kerkim jane shpallur dhe 3 drejtuesit e 2 grupeve kriminale si dhe 3 shtetas te tjere te perfshire ne disa episode kriminale.
Policet e inkriminuar sipas SPAK rezulton se kane qene perdorues te aplikacionit SKY ECC me te cilet mbanin kontakte me grupet kriminale per ti siguruar mbeshtetje.
HETIMET E SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka deklaruar se efektivët, prej disa kohësh ishin të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.
Sipas njoftimit të SPAK, punonjësit e policisë ishin të lidhur me trafikantët ku i mbulonin në kultivimin e drogës në zonën e Sarandës, duke dhënë këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me kultivimin e bimëve narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.
Kanabisi më pas trafikohej në Greqi, dhe po ashtu aty kishin ndihmën e efektivëve për kalimin pa problem të kanabisit, i cili më pas kalonte për t’u shitur në territorin grek.
Nga hetimi është arritur të dokumentohet rasti i trafikimit për në Greqi, më 07.03.2020, përmes pikës së kalimit kufitar, “Qafë Botë”, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro, sasi kjo që u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi”, thuhet në njoftimin e SPAK.