Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.Sipas informacioneve, një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dalë jashtë korsisë së rrugës.
Si pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës, e cila i është futur mes për mes makinës në anën e pasagjerit.
Shoferi ka qenë i vetëm në makinë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti.