Ballina Shqiperia ime Tjetër aksident i rëndë ! Pëson atak kardiak, humb jetën 22-vjeçari

Tjetër aksident i rëndë ! Pëson atak kardiak, humb jetën 22-vjeçari

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit sot, teksa raportohet se një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit.

Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.