Ballina Aktualitet “The Telegraph”: Harta që tregon ‘luftën e fshehtë’ të Rusisë me Perëndimin...

“The Telegraph”: Harta që tregon ‘luftën e fshehtë’ të Rusisë me Perëndimin tani ka filluar

Prestigjiozja “The Telegraph” shkruan për hartën që tregon ‘luftën e fshehtë’ të Rusisë me Perëndimin, e cila tashmë ka filluarRrëzimi i avionit të mallrave të postës së shpejtë DHL në afërsi të aeroportit të Vilniusit të hënën, bombat që së fundmi frikësuan banorët e Londrës, nga sheshi Euston, aeroporti Gatëick e deri të ambasada amerikane, janë vetëm disa nga tentativat e Rusisë.

Përshkallëzimi i situatës vjen pasi disa dronë janë parë duke fluturuar mbi bazat ajrore amerikane në Britaninë e Madhe dhe po ashtu disa fabrika të municionit në Ëales, kanë shpërthyer në muajin prill.

Kabllot e telekomunikacionit që u këputën në Detin Baltik në fillim të këtij muaji, sulmet me zjarrvënie përfshirë ato të bizneseve ukrainase në Leyton në lindje të Londrës në mars të këtij viti, ndërhyrja në operatorët hekurudhor në Çeki, janë tregues i qartë, janë raste e tjera të regjistruara. Dëmet në satelitë dhe pengimi, shkaktoi ndryshime në programet televizive në të gjithë Evropën.

Drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum ka deklaruar se “Ne duhet të presim të shohim akte të vazhdueshme të agresionit”.

“GRU (shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë) në veçanti është në një mision për të krijuar kaos në rrugët britanike dhe evropiane: ne kemi parë zjarrvënie, sabotim dhe më shumë. Veprime të rrezikshme të kryera në rritje”, shtoi ai.

Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, thotë se “masat hibride” ruse vetëm rrisin “rrezikun që NATO përfundimisht të konsiderojë thirrjen e klauzolës së saj të mbrojtjes reciproke”.

Dhe në një fjalim të përbashkët me homologun e tij francez të premten, Sir Richard Moore, shefi i MI6, i njohur si “C”. foli për “boshtin moralisht të falimentuar të agresionit” të mbikëqyrur nga Vladimir Putin.

“Kohët e fundit kemi zbuluar një fushatë jashtëzakonisht të pamatur të sabotazhit rus në Evropë, edhe pse Putini dhe bashkëpunëtorët e tij i drejtohen goditjeve bërthamore, për të mbjellë frikë për pasojat e ndihmës ndaj Ukrainës dhe për të sfiduar vendosmërinë perëndimore për ta bërë këtë. Siguria jonë, britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike, do të rrezikohet”, tha Sir Richard për perspektivën që Putini ta reduktojë Ukrainën në një shtet vasal.

“Kostoja e mbështetjes së Ukrainës është e njohur mirë, por kostoja e mosbërjes së kësaj do të ishte pafundësisht më e lartë”, shtoi ndër të tjera ai.