Një rrugë trafiku armësh zjarri nga Shqipëria për në Britaninë e Madhe është “shkatërruar” nga SPAK.
Pistoleta “Glock” dhe një kallashnikov, ishin disa nga llojet e armëve të preferuara nga grupet shqiptare me bazë në Britaninë e Madhe.
Sipas medias britanike “The Sun”, armët dhe qindra fishekë ishin porosi për bandat shqiptare në Angli, të cilat luftojnë për terrenin e shitjes së drogës dhe zonat e prostitucionit në Londër.
Policia e Shtetit në Shqipëri i gjeti armët teksa përgatiteshin për t’u dërguar në Angli. Në pranga kanë rënë tre persona, të cilët u kapën në Tiranë, Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç dhe Rifat Avdiaj, 62 vjeç, ndërkohë që të tjerë janë shpallur në kërkim.
Edhe pse arrestimet u kryen në Tiranë, duket se “epiqendra” e grupit ishte në Tropojë, në veri të Shqipërisë.
“Që nga fundi i viteve 1990, bandat nga Tropoja janë aktivizuar në komunitetet shqiptare në lagjet e Londrës Lindore dhe Juglindore të Woolëich, Stratford dhe Barking. Mafiozët e përfshirë në prostitucion, kontrabandë kokaine dhe ferma kanabisi dyshohet se do të rrisin fuqinë e tyre të zjarrit për të sulmuar rivalët,”-shkruan “The Sun”.
Ervin Karamuco, profesor i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, tha: Grupet kriminale në Shqipëri kanë krijuar një arsenal armësh dhe aksesorësh modernë për të furnizuar bashkëpunëtorët e tyre në MB. Armët janë të siguruara në Turqi dhe tregun ilegal serb dhe mund të ishin përdoren nga kushdo – përfshirë terroristët.”
Itinerari i armëve
Ishin zyrtarët në portin shqiptar të Durrësit ata që i gjetën armët përmes skanerit, ndërsa destinacioni i tyre ishte një adresë në Luton.
Furgoni, një Mercedes i bardhë i regjistruar në Britani, do të udhëtonte me traget për në portin italian të Ankonës, dy ditë me makinë nga Britania e Madhe.